Kemi udhëtuar drejt fshatit Tamarë, në njësinë administrative Kelmend.
Përvec gjithë elementëve pozitivë të natyrës, në Tamarë ka edhe problematika. Në këtë fshat ndodhet një konvikt për të gjithë nxënësit e fshatrave
përreth, të cilët duan të shkollohen në shkollën e Tamarës. Por kujt i
shërben ky konvikt? Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur një informacion, se në këtë konvikt janë të punësuar plot 8 punonjës:një kujdestare, një
magaziniere, një sanitare, një punonjëse mirëmbajtjeje dhe 3 roje.
Këta punonjës marrin rrogën për një godinë boshe pasi, sipas informacioneve, në këtë konvikt nuk fle asnjë nxënës.Drejtoresha e shkollës Tamarë thotë, se shërbimi i konviktit funksionon dhe është në dispozicion. Sipas saj në konvikt flenë 16-17 nxënës.Në një dokument të afishuar tregohen oraret e veprimtarive të ndryshme të nxënësve dhe në orën 14:00 është dreka. Në orën 14:00, që ne ishim në konvikt, nuk kishte asnjë nxënës.Pasi mbaruan mësimin, vetëm 4 nxënës u ngjitën në konvikt dhe pas 10 minutash dolën sërish dhe morën transportin për në shtëpinë e tyre. Edhe pse nuk ka nxënës konviktorë, sërish Bashkia e Malësisë së Madhe ka investuar në këtë konvikt plot 21 milionë lekë të vjetra. Por kushtet aty janë skandaloze.