Kontrolli i vilave të gruas dhe ish-gruas, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ahmetaj

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollet në vilën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj. Arben Ahmetaj pretendon se kontrollet në vilën e bashkëjetueses së tij janë të paligjshme.

Kujtojmë se paraditen e 9 Marsit tre përfaqësues të BKH, iu prezantuan Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Ahmetajt duke i treguar një mandat kontrolli për banesën dhe aparatet kompjuterike.

Ahmetaj ngriti pretendimin se për kontrollin e ushtruar nga agjentët e BKH, duhej marrë më parë një leje nga Kuvendi i Shqipërisë dhe shton në padi se është shkelur Konventa e Të Drejtave të Njeriut.

Arben Ahmetaj është në hetim nga SPAK për 4 akuza. “shpërdorim detyre”, “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”. Prokuroria e Posaçme është në pritje të letërporosive nga jashtë për çështjen e ish-zëvëndëskryeministrit.

Të Fundit