Autobusi përplaset me kosheren, 6 persona vdesin nga pickimi i bletëve

Gjashtë persona, përfshirë një vajzë tetëvjeçare, kanë vdekur pasi u sulmuan nga “bletët vrasëse” kur autobusi me të cilin po udhëtonin u rrëzua në Nikaragua.

Rreth 60 pasagjerë ishin në autobus ndërsa udhëtonte nga Jinotega në San Sebastian de Yali kur mjeti doli nga rruga dhe u përplas në një zonë ku bletët afrikane mbaheshin në koshere bletësh, raportojnë mediat lokale.

Insektet, të njohura si “bletët vrasëse”, thumbuan 45 pasagjerë që ishin rrëzuar nga autobusi.

Banorët vendas ndihmuan viktimat përpara se të arrinin zjarrfikësja dhe stafi i ministrisë së shëndetësisë.

Pamjet nga vendngjarja treguan të mbijetuarit me qindra njolla të kuqe mbi trupin e tyre.

Fillimisht u raportua se katër persona kishin vdekur pasi u pickuan të hënën, por më vonë u zbulua se dy të tjerë vdiqën pasi u dërguan në spital.

Të Fundit