Kontroll dixhital për rritjen e bimës, fermerët në Divjakë përdorin teknologjinë

Bimët e disa serave diellore në Divjakë po rriten me teknologji evropiane. Shumë prodhues të perimeve kanë instaluar pajisje kompjuterike, nëpërmjet së cilës kontrollohet koha dhe sasia e ushqimit të bimës.

Gëzim Bezha, në zonën e Çermës, ka nisur punën për rritjen e domates nëpërmjet kontrollit të pajisjes dixhitalë.

Orari dhe sasia e pesticideve ose ushqyesve bimës i hidhet sipas një programi të hartuar nga specialistët e bujqësisë.

Përdorimi i kësaj teknologjie nuk lejon tokën dhe bimën të marrë ngarkesë të tepruar me ushqime, duke ruajtur cilësinë e prodhimit.

Pesticidet që përdoren në këto sera janë të certifikuara nga BE , çka bën të mundur eksportimin e tyre. Një teknologji e tillë nuk mund të përdoret nga fermerët që kanë sipërfaqje të vogla me sera.

Kryesisht janë prodhuesit me disa hektarë tokë bujqësore të mbuluara nga serat që kanë vënë në zbatim teknologjinë digjitale.

Përveç pajisjes së instaluar brenda në sera e rëndësishme është edhe përzgjedhja e ushqimeve dhe pesticideve të standardeve të lejuara për konsumatorin./Klan News

Të Fundit