Kontrata e PD, Rama: Pse duhen 6 mln dollarë kur “non grata” ishte komplot nga Soros

Kryeministri Edi Rama tha këtë të martë në rubrikën “Sy m’sy” se “kontata patriotike” e Partisë Demokratike me bashkëpunëtoret e presidentit të SHBA-së Donald Trump, është bërë me qëllimin për të “pastruar damkën” e kryetarit të PD-së Sali Berisha i cili është non grata në SHBA.

Në “Sy m’sy Rama ngriti pyetjen se përse duhej kjo kontratë 6 milionë dollarëshe për të pastruar diçka që sipas PD-së ka qenë një padrejtësi që do të rregullohej me ardhjen në pushtet të Trump.

“Një kontratë patriotike, janë mbledhur disa patriotë që nuk e dimë se kush janë dhe kanë grumbulluar 5 milionë dollarë për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Pse duheshin këto 6 milionë dollarë për këtë damkë, nëse kjo ishte damka e një komploti i Sorosit me mua?

Pse duheshin këto 6 milionë dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se do të vihej në vend sapo të vinte në pushtet presidenti Donald Trump? Pse duhej kjo kontratë 6 milionë dollarëshe? Pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për ti vënë bufit kapelen në kokë. Për të vënë një kapele në kokë që të dukej si Trump, por në versionin më qesharak të mundshëm, Latifi ka marrë 6 milionë dollarë”,-tha Rama

Të Fundit