“Konsumonte deri në 3 litra raki”, motra vrasëse: Nuk besoj se Amanda humbi jetën nga goditjet me thikë

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest në burg” për Marsela Pushanin, e cila pak ditë më parë goditi për vdekje me thikë motrën e saj 37-vjeçare, Amanda Pushani.

Në dëshminë e dhënë, motra vrasëse është shprehur se nuk beson se 37-vjeçarja ndërroi jetë për shkak të goditjeve me thikë.

Sipas 40-vjeçares, Amanda konsumonte deri në tre litra raki dhe ditën që ndodhi ngjarja u konfliktuan për shkak se kishte blerë disa shishe birrë edhe pse kishte premtuar se do të hiqte dorë nga alkooli.

Kujtojmë që fillimisht familjarët e raportuan vdekjen e 37-vjeçares, si natyrale, por pas këqyrjes së trupit dhe autopsisë, u konfirmua se ajo ishte vrarë.

Marsela fillimisht dëshmoi se nuk kishte për qëllim ta vriste motrën e saj, por e kishte goditur për vetëmbrojtje.

Të Fundit