Burri pëlqen femrat e gjata, 31 vjeçarja shpenzon 150 mijë euro për të zgjatur këmbët me 14 centimetra

Një vajzë 31-vjeçare iu nënshtrua një operacioni të kërkuar prej saj për të zgjatur këmbët me 14 centimetra, për të cilin shpenzoi më shumë se 150 mijë euro, por tashmë pendohet.

Ajo nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.

Protagoniste e kësaj historie është modelja gjermane Theresia Fischer, 31 vjeçe, e cila mori pjesë në versionin gjerman të Big Brother.

Gruaja tregoi historinë e saj në mikrofonat e rrjetit radiofonik Mdr Jump, duke zbuluar të gjitha mundimet me të cilat përballet aktualisht duke e parë veten kështu: shumë të gjatë, por sigurisht jo në mënyrë natyrale dhe proporcionale.

Modelja ka kujtuar etapat e sherrit të përditshëm që i është dashur të vuajë nga i shoqi.

Ai i thoshte: “Ti e di që më pëlqejnë femrat e gjata. Do të doja shumë që të më kënaqje”.

Më pas erdhi kushtëzimi psikologjik, ku burri i thoshte se nuk mund të bënte asgjë pa të.

Nëse e dëgjon atë të përsërisë 20, 30, 60, 70 herë, atëherë vërtet nis të besosh se nuk je asgjë pa të.

Ndërhyrja e bëri atë të kalonte 1.84 m, nga 1.70 që i kishte falur nëna natyrë.

Duke futur shufra metalike, një lloj proteze në këmbë, ajo arriti që të zgjasë këmbët.

Një ndërhyrje që siç thotë gruaja, nëse do kthehej mbas në kohë nuk do e bënte, pasi i vjen turp.

Të Fundit