Konflikt për bagëtit, plagoset me pushkë 59-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri në malin e fshatit Matohasanaj një 59-vjeçar.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes 2 barinjve dhe për pasojë 30-vjeçari me iniciale B.L. ka plagosur me pushkë 59-vjeçarin me iniciale S.Z..

Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i krimit, 30-vjeçari B.L. është kapur dhe vënë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit