Dëmtohet Muri i Madh Kinez, banorët hapin vrimë me eskavator për të shkurtuar rrugën

Dy persona janë arrestuar në Kinë pasi përdorën një ekskavator për të hapur një vrimë në Murin e Madh kinez, tha transmetuesi shtetëror i lajmeve CCTV.

Policia në provincën Shanxi ndoqi gjurmët e bëra nga makineritë e përdorura për të krijuar një rrugë të shkurtër që do të zvogëlonte lëvizjen e banorëve lokal.

Të dyshuarit pranuan gjatë marrjes në pyetje se kishin përdorur një eskavator për të dëmtuar murin në mënyrë që të shkurtonin kohën e udhëtimit drejt zonës ku banonin.

Ndërtimi i Murit të Madh, i cili është i ndarë në seksione dhe shtrihet për mijëra kilometra, filloi në shekullin e tretë para Krishtit dhe vazhdoi me shekuj me radhë në Kinë.

Seksioni i prekur, i vendosur në perëndim të Pekinit qendror, daton nga dinastia Ming e Kinës, e cila sundoi gjatë shekullit të 14-të deri në shekullin e 17-të.

CCTV raportoi të hënën se të dyshuarit kishin shkaktuar “dëm të pakthyeshëm” në murin e epokës Ming, i cili u përshkrua si një seksion “relativisht i paprekur” me vlerë të konsiderueshme historike.

Imazhet në televizionin kinez treguan skenën ku një rrugë ishte hapur duke dëmtuar Murin e Lashtë kinez.

“Aktualisht dy të dyshuarit janë ndalur penalisht në përputhje me ligjin dhe rasti është dukeu hetuar”, bëri me dije televizioni CCTV.

Të Fundit