Konfiskohet pasuria e biznesmenit Ylli Ndroqi

Televizioni ORA dhe 25 pasuri të tjera i kalojnë shtetit

Gjykata e Posaçme konfiskoi 100% të aksioneve të Televizionit Ora, në pronësi të biznesmenit Ylli Ndroqi dhe bashkëshortes së tij. Në konfiskim kaluan edhe 30% të aksioneve të Televizionit Chanel One.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata kaloi në favor të shtetit edhe 24 pasuri të tjera, biznese, prona të paluajtshme dhe automjete. Në përfundim të procesit avokatët e konsideruan vendimin të padrejtë.

Jordan Daci: Fatkeqësisht sa herë dëgjoj vendime si ky që dëgjuat edhe ju, gjithnjë fillon e më krijohet bindja dhe bindem që sistemi jonë i drejtësisë është një sistem që ka sëmundja aq të rënda sa pothuajse nuk filloj të besoj që mund të jepet ndonjëherë drejtësi. Është rasti më abuziv i mundshëm.

Gjykata gjeti të drejt pretendimin e SPAK se biznesmeni Ylli Ndroqi nuk justifikonte pasurinë me burime të ligjshme.

Hetimi pasuror për të nisi në bazë të ligjit Antimafia, pasi sipas Prokurorisë, Ndroqi rezulton se ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Të Fundit