Konferencë e përbashkët Shqipëri-Itali për luftën ndaj kanabisit, Ardi Veliu prezanton rezultatet: U asgjësuan mbi 137 mijë bimë narkotike

Policia e Shtetit dhe ajo italiane kanë mbajtur një konferencë të përbashkët me temë ‘’Shqipëria ka kabanis’’ ku u prezantuan edhe rezultatet e bashkëpunimit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka dhënë me shifra rezultatet për vitin 2020 ku theksoi se në total u kryen rreth 144 mijë kontrolle dhe u asgjësuan mbi 137 mijë bimë narkotike, nga të cilat 18 mijë e 828 kubikë.

Në bashkëpunim me Italinë në Shqipëri janë identifikuar 58 mijë e 423 bimë narkotike, 32 mijë e 704 më shumë se një vit më parë.

Po ashtu në bazë të informacioneve të Policisë italiane, në shtetit fqinj është ulur me 37% trafiku i lëndëve narkotike si dhe çmimi i marijuanës u rrit nga 800-900 euro për kg në 2019, 1400-1500 euro për kg në 2020.

 

Sa i përket ndëshkimeve, 3 policë u përjashtuan në 2020 për përfshirjen në kultivimin e kanabisit, 17 u proceduan dhe 72 u ndëshkuan me masa disiplinore. Nuk shpëtuan as 206 zyrtarë vendorë.

 

Të Fundit