Komiteti i Energjisë, Balluku: Nuk do të mungojë energjia për qytetarët

Ditën e sotme është mbledhur Komiteti i Energjisë me fokus situatën e çmimeve.

Ministra e Energjetikës Belinda Balluku tha se KESH ka qenë në gatishmëri dhe energjia për qytetarët nuk do të mungojë.

Sipas Ballukut, qeveria ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet për familjarët dhe biznesin familjar.

“Menaxhimi bërë nga KESH është i mirë. Jemi treguar të kujdesshëm nga blerjet dhe i kemi njoftuar qytetarët se kush janë çmimet që përballemi kur dalim në tregun ndërkombëtar. Pra kjo situatë po menaxhohet dhe KESH është në gatishmëri. Qeveria ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet për familjarët, biznesin familjar. Pavarësisht kushteve që na ka vendosur moti, ne do të tregojmë gatishmërinë tonë për të mundësuar energjinë.”, tha Balluku.

Të Fundit