Kokainë në patate, si tentoi të futej droga në burgun e Vlorës, arrestohet i afërmi i të dënuarit

Një rast tentative për të futur lëndë narkotike kanabis dhe kokainë në burgun e Vlorës është parandaluar nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve.

Ngjarja ka ndodhur më 30 Dhjetor 2023, kur një person me iniciale F.C. tentoi të fuste lëndën narkotike të fshehur brenda disa ushqimeve të destinuara për një familjar të tij.

Droga u zbulua nga kontrolli në skaner, ku në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për kanabis dhe për kokainë.

Qytetari që dërgoi ushqimet në burg, F.C., u arrestua në flagrancë nga Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve, ndërsa dosja në ngarkim të tij u referua në Prokurorinë e Vlorës. Ai akuzohet për prodhim dhe shitje narkotikësh si dhe për futje e mbajtje e sendeve të ndaluara në burg.

Të Fundit