Në Indi, një kobër kafshoi krahun e një djali tetë vjeçar.
Mediat huaja, bëjnë me dije se edhe psr fëmija u kafshua dy herë nga gjarpri ia ka arritur të mbijetoj.
“New Indian Express” raportoi se kobra është mbështjellë rreth krahut të djalit dhe e kafshoi atë, por që i mituri nuk e ka lënë me kaq pasi ia ka kthyer në të njëjtën monedhë.
Raportohet se djali e kafshoi dy herë kobrën dhe se kjo e fundit nuk ka arritur të mbijetojë.
Familja e dërgoi djalin në spital ku mori një antidot dhe iu tha se pacienti i vogël nuk ishte në rrezik për jetën.
Mjekët supozojnë se kafshimi i gjarprit ishte pa helm.