Karroatreci përplas një person në Rrogozhinë-Lushnjë, humb jetën

Një person ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm i përplasur nga një karroatrec.

Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karroatrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.

Shtetasi M. Ç., është shoqëruar në ambientet e policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

Të Fundit