Kishte fshehur në gomën rezervë mbi 44 mijë euro, kapet 41-vjeçari në Kakavijë

Një 41-vjeçar është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë me një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në gomën rezervë, 4. 500 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, drejtuesi i automjetit shtetasi A. N. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Të Fundit