Kim Jong-un merr vendimin e radhës, ndalon veshjen e xhinseve të ngushta dhe stilet e flokëve që s’i pëlqen

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është një nga diktatorët e pakët të botës.

Ai, shpesh ndërmerr vendime ekstreme ndaj qytetarëve të tij. Vendimi i fundit i Kim ka habitur jo pak pjesën tjetër të globit.

Ai ka ndaluar, stilin e flokëve “mullet” si dhe ndalimin e xhinseve të ngushta, për qytetarët e shtetit të tij. Burime shumë pranë tij, thonë se me këto masa, diktaotir i hekurt synon të ndalojë nxitjen kapitaliste që mund të përfshijë rininë e vendit.

Sipas mediave të huaja, përveç stilit të flokëve “mullet”, stilet e tjera sikurse flokët me e lyera janë ndaluar gjithashtu në shtetin totalitar, ndërsa vetëm 15 prerje “të duhura” u aprovuan për qytetarët.

Koreano-veriorët gjithashtu nuk do të lejohen të veshin xhinse të grisura, të kenë shpime në hundë apo në vesh, apo edhe të veshin bluza me slogane

“Historia na mëson një mësim thelbësor se një vend mund të bëhet i pambrojtur dhe mund të shembet si një mur i lagësht, pavarësisht nga fuqia ekonomike nëse nuk menaxhohet mënyra e jetesës tonë”, shkroi gazeta shtetërore.

Të Fundit