Kërcënohet prokurori i Përmetit, i vendosin fishek në dritaren e zyrës – Stop
Lajme, Të Gjitha

Kërcënohet prokurori i Përmetit, i vendosin fishek në dritaren e zyrës

Prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami, është kërcënuar në kohën kur ishte në krye të detyrës.

Bëhet me dije se në dritaren e zyrës, prokurori ka gjetur një fishek i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.

Mësohet se gjatë ditëve të fundit, z. Bajrami ka marrë edhe thirrje në celular nga numër privat

Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetim për ngjarjen si edhe për thirrjet në celular.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *