“Kemi vetëm 20 mjekë në rang kombëtar” Mjekët e urgjencës drejt zhdukjes

Zaimi: Kemi vetëm 20 mjekë në mbarë vendin. Studimi tregon se 70% e mjekëve të urgjencës të tejlodhur

Ezaurimi, tejlodhja e bluzave të bardha ka arritur në nivele alarmante, sidomos për mjekët e urgjencës. Sipas një studimi nga Shoqata Europiane e Mjekësisë së Urgjencës, ku mes 89 vendeve ishte Shqipëria,  rezultojë se 62% e mjekëve kishin një nga simptomat e “burnout” të ezaurimit, ndërsa 31.2% e tyre kishin dy simptoma.

“Për Shqipërinë70% e pjesëmarësve në studim kishin të paktën një simptomë të “burnout”, njëlloj si Turqia, Portugalia, Italia, gjë që një pjesë të tyre i ka bërë të mendojnë për të ndryshuar profesionin apo specialitetin. Ky sindrom ka prekur profesionistët e rinj në moshë më tepër se ata që janë më të vjetër dhe me më tepër eksperiencë”.

Vështirësitë që hasin mjekët e urgjencës kanë sjellë që ky specialitet të jetë shumë pak i kërkuar nga studentët e mjekësisë.

“Vetëm 1 kandidat nga 15 kuota….këmbanë alarmi. Kemi vetëm 20 mjekë në rang kombëtar, të tjeret janë të përshtatur”.

Stafi i pamjaftueshëm, mbipopullimi i urgjencave, mbështetja e pagat financiare ka bërë që të rinjtë të mos e preferojnë këtë shërbim.

Specializimi afatgjatë për mjekë të urgjencës është hapur në vitin 2015, por veç mungesës së interesit nga të rinjtë, një pjesë e speciaëlizantëve kanë emigruar jashtë vendit, kryesisht drejt Gjermanisë./Klan News

Të Fundit