KAS merr vendimin për PD-në, rrëzohet Berisha. Në zgjedhje regjistrohet Alibeaj

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, në KQZ ka marrë vendimin që në zgjedhjet lokale të 14 majit, të regjistrohet Partia Demokratike, me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj.

Me shumicë votash KAS rrëzoi kërkesën e Berishës dhe pranoi pjesërisht kerkesën e Alibeajt.

Gjithashtu KAS mori vendimin që kryekomisioneri të regjistrojë në zgjedhje Partinë Demokratike,  pasi të plotësohet dokumentacioni me të dhënat e kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj.

Në përfundim të shqyrtimit KAS me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore Partia Demokratike e përfqaësuar në seancë nga Ledio Nuraj.

Pranimin e pjesëshëm të ankesës së Partisë Demokratike të përfaqësuar në seancë nga Indrit Sefa. Ankuesi të depozitojë në KQZ domunetacionin shtesë si më poshtë:

  • Deklaratën me të dhënat për nënkryeatrin, zotin Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.
  • Deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga nënkryetari Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar.
  • Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e kryekomisionerit të regjistrojë subjektin Partia Demokratike me nënkryetar zotin Alibeaj”, tha relatori Koli Bele.

Të Fundit