Jemi në Fier me qytetarin Fran Ukcamaj, për problemin e zonjës së tij Liljana Ukcamaj, me statusin e para e tetraplegjikut. Zonja e ka fituar këtë status në korrik 2022. Por nga korriku e deri në dhjetor 2022, Frani nuk ka mundur të tërheqë as pagesën e paraplegjikut e as të kujdestarit, për shkak të kleckave, që i nxjerr banka. Nga janari pagesa i kaloi në postë normalisht, por problemi janë 6 muajt e kaluar, ose mbi 2 milionë lekë të pamarra.Nënkryetarja e bashkisë së Fierit, Eleni Gjikondi, flet për një pengesë, që kanë hasur pas kthimit të lekëve nga banka, pasi bashkia e ka të pamundur t’i përdorë pa miratimin nga Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetsisë. Gjikondi premtoi, se në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak do përpiqen t’i japin zgjidhje problemit të zotit Fran Ukcamaj.
- +355 67 220 8888
- [email protected]