Policia në Kolumbi ka arritur që të arrestojë trafikantin më të kërkuar i drogës në Kolumbi, i cili ishte dhe kreu i bandës më të madhe kriminale në vend.
Dairo Antonio Úsuga, i njohur më mirë si Otoniel, u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia.
Qeveria kishte ofruar një shpërblim prej 800,000 Dollarësh për çdo informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ndërsa SHBA vendosi një shpërblim prej 5 milionë Dollarrësh.
Presidenti Iván Duque përshëndeti kapjen e Otoniel. “Kjo është goditja më e madhe kundër trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull. Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990”, u shpreh Presidenti.
Otoniel u kap në provincën Antioquia, afër kufirit me Panamanë. Gjatë operacionit për arrestimin e tij ka pasur dhe shkëmbim zjarri dhe një polic mësohet se ka mbetur i vrarë./tvklan.al