“Shijo produktet lokale të Tiranës”, Veliaj: Dita e fundit e panairit, eja bëni pazarin e së dielës! – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Shijo produktet lokale të Tiranës”, Veliaj: Dita e fundit e panairit, eja bëni pazarin e së dielës!

“Shijo produktet lokale të Tiranës”. Ka qenë kjo kryefjala e stendave të panairit të hapur prej 3 ditësh në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku prej disa vitesh tashmë është kthyer në traditë ekspozimi i produkteve vendase bio. Shumë biznese të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë produktet bio të zonave periferike, janë bërë pjesë e tendave në këtë panair.

“Po ti e ke vizituar panairin? ‘Shijo produktet lokale të Tiranës’ e ka kthyer Sheshin ‘Skënderbej’ në tregun më të madh të produkteve lokale. Sot dita e fundit, ndaj eja e bëj pazarin e së dielës. Ju mirëpresim,” shkruan mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Sipas Bashkisë, hapja e këtij panairi kushtuar produkteve bujqësore dhe blegtorale tregon vëmendjen e saj për ekonominë lokale ndërsa thekson se për këtë arsye edhe fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës vitet e fundit ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe duke afruar në të njëjtën kohë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me qendrën e Tiranës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *