Kapet me dru në kamion, arrestohet shoferi në Lezhë

Një 52-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi u kap duke transportuar lëndë drusore.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se një kamion është ndaluar në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Shkodër pasi në të u gjet një sasi prej 13 metër kub lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Rr., 52 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Gjithashtu, u procedua penalisht poseduesi i lëndës drusore, shtetasi R. N., 22 vjeç, banues në fshatin Kqirë, Pukë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit