Kapet ‘mat’ në Rinas, 29-vjeçarja në valixhe kishte…

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, V. D., 29 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik dhe në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20.000 paund, të cilat 29-vjeçarja nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve hetimore, e reja u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Të Fundit