Kapet duke vjedhur në banesën e vjehrrit, arrestohet dhëndri

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit, pasi u kap duke vjedhur në banesën e vjehrrit të tij në fshatin Pojan.

Policia bën me dije se krahas ndalimit të 50-vjeçarit, bashkëshortja e tij është pajisur me urdhër-mbrojtje për shkak të dhunës së psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Z. Z., 50 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dyshohet se ka vjedhur disa sende në banesën e vjehrrit të tij. Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë rast, u pajis me urdhër mbrojtjeje bashkëshortja e shtetasit Z. Z., pasi dyshohet 50-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, njofton policia.

Të Fundit