STOP-EMISIONI 22 (Sezoni 9) 3 Tetor 2023-”Shko te spitali, hap kartele ditore e merri”, ilacet spitalore shiten privatisht.

Spitali i Tepelenës ofton shërbim mjeksor për rreth 80 mijë banorë në qytet dhe fshatrat përreth. Pas denoncimeve në “Stop”, se sistemi shëndetsor në Tepelenë është përqendruar në duart e 4 zonjave, ne shkuam të verifikonim situatën.Mjekja Klodiana Gjonçaj, punon në spital, por edhe në farmaci, madje duke tregtuar privatisht ilacet, që janë të dedikuara për spitalin. Farmacia, ku ajo punon, është në emrin e motrës së saj.Gjithashtu farmacistja e spitalit Klea Doti, punon edhe këtë farmaci private. Valbona Ruka, shefe e shërbimit parësor në kujdesin shëndetsor Tepelenë, punon gjithashtu si farmaciste.Ne shkuam të blejmë ilace në farmaci dhe mjekja Klodiana Gjoncaj na shiti ilacet, që kishte gjendje. Për të tjerat, na drejtoi në spital, ku takuam kryeinfermieren Mira me porosi të saj. Mira na dha ilacet e spitalit, dhe sipas këshillës së doktoreshës, na hapi dhe një kartelë ditore.Sigurisht për “zemërgjerësinë” e saj, kryeinfermierja mori 20 mijë lekë të vjetra.

Një majmun është gjetur i ulur duke shtypur në kompjuter nga disa udhëtarë në një zyrë hekurudhore. Majmuni langur, duket se e ka mësuar këtë sjellje, pasi ka vëzhguar stafin në punë. Ndërsa po diskutohet gjithmonë e më shumë për inteligjencën artificiale, hapin e parë e ka bërë ky majmun.

Mbrëmë transmetuam disa raste të abuzimit me kempet apo statusin e invaliditetit. Një rast flagrant ishte në fshatin Shirgjan të Elbasanit për shtetasin Jorgo (Zani) Shehu (Çehu). Ai prej prej vitesh merr kemp për verbërinë e po kështu bashkëshortja merr kujdestarinë për të. Fotot dhe videot, që ne transmetuam, treguan, se Jorgo, apo Zani i kryen lëvizjet e punët pa asnjë vështirësi. Ne shkuam në shtëpinë e pacientit dhe e gjetëm duke larë oborrin. Duke i hyrë më thellë kësaj problematike, Shërbimi social shtetëror ka një fond prej 18 miliardë lekësh për 17 537 persona me aftësi të kufizuar, ku hyjnë ata me aftësi të kufizuar mendore dhe fizike. Ndërsa invalidë pune, pagesa e të cilëve mbulohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, janë në rang vendi 66 920 persona dhe fondi i akorduar është 6.3 miliardë lekë për vitin 2023. Janë pothuajse 100 mijë përsonat, që përfitojne pagesa invaliditeti e megjithatë në këtë material ne sjellim persona në nevojë, që nuk përfitojnë asgjë dhe të tjerë, që marrin pagesë invaliditeti e punojnë si muratorë, apo në majë të zetorit.Pas transmetimit të mbrëmshëm, Adevija, një grua që nuk shikon, por punon 5 orë në ditë, ka shkuar në zyrën e biznesmenit Gjergj Luca, për t’i kërkuar një punë të dytë dhe e ka fituar vendin e punës për ditën e shtunë. Luca i bën thirrje të gjithëve, të punojnë dhe kempi të mos shkojë për persona të aftë për punë.

Të Fundit