Kreu marrëdhënie seksuale me të miturën/ Prangoset 28-vjeçari në Gjirokastër

Një 28-vjeçar në Gjirokastër  ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

I arrestuari është shtetasi me inicialet E. M., 28 vjeç, banues në Mallakastër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse dyshohet se në muajin qershor ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjthshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit