Kapërcen avllinë dhe vjedh i pashqetësuar! Arrestohet hajduti serial në Shkozë (Video)

Është arrestuar këtë të Martë një 25-vjeçar në Shkozë pasi dyshohet si autor i 6 vjedhjeve në banesa e automjete. Sipas policisë, i riu ka vjedhur në zona të ndryshme të Tiranës gjatë 2 muajve të fundit.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Disturb”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1, për zbardhjen e 6 vjedhjeve të kryera gjatë dy muajve të fundit. Vodhi në banesa dhe në automjete, në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapet dhe vihet në pranga 25-vjeçari. Ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për zbardhjen e vjedhjeve të kryera më parë dhe për vënien e autorëve të tyre përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Disturb”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi V. M., 25 vjeç, banues në Shkozë.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se 25-vjeçari është autor i dyshuar i 6 vjedhjeve në banesa dhe në automjete, të kryera në zona të ndryshme të kryeqytetit, gjatë 2 muajve të fundit. Shtetasi V. M. dyshohet se: Më datë 21.03.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetases Z. H.Në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023, në lagjen “Ali Demi” dhe në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka vjedhur aksesorë të ndryshëm, në disa automjete. Më datë 13.04.2023, në Shkozë, ka vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit H. B. Me datë 17.04.2023, në Shkozë, ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit S. H.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Të Fundit