Kapen tre trafikantët në Vlorë, sekuestrohen 25.5 kg kanabis

VLORË

Finalizohet në Vlorë operacioni antidrogë, i koduar “Transportuesit” me arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 24.5 kg cannabis sativa dhe një sasi parash të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy automjete të dyshuara se mund të transportonin lëndë narkotike, menjëherë organizuan punën për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave përgjegjës.

Si rezultat, në bashkëpunim me strukturat e tjera mbështetëse pranë DVP Vlorë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Transportuesit”, në aksin rrugor pranë fshatit Karbunar, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet e sekuestruara “Toyota Yaris” dhe “Fiat Punto”, Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 24.5 kg lëndë narkotike të llojit cannabis sativa, 2600 euro që dyshohen se mund të jenë përfituar nga ky aktivitet kriminal, si dhe 3 aparate celular.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
S. D., 25 vjeç, banues në Vlorë;
D. D., 22 vjeç, banues në Kras, Tepelenë;
T. B., 34 vjeç, banues në Vlorë;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të këtyre shtetasve, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Të Fundit