Kaos për iPhone 15 në Dubai, njerëzit përleshen me njëri-tjetrin për të marrë telefonin e ri

Është e pritshme që fansat e Apple të qëndrojnë në radhë jashtë dyqaneve anembanë botës për të marrë të parët iPhone-n e ri. Por lancimi i iPhone 15 duket se ka futur në kaos fansat në Dubai.

Pamjet e publikuara nga Daily Mail tregojnë klientët duke shtyrë njëri-tjetrin jashtë dyqanit të Apple në qendrën tregtare të njohur Dubai Mall ndërsa disa njerëz shihen teksa rrëzohen përtokë.

“Një luftë masive për iPhone 15 të ri u zhvillua në një radhë jashtë dyqanit të Apple në Dubai”, shkroi një person në X. “Radha në Dubai Mall këtë mëngjes për lancimin e iPhone 15 është thjesht e pabesueshme. Ajo që pashë vitin e kaluar ishte një shaka në krahasim me atë të sotmen.”, shkroi një tjetër.

Të Fundit