Arrestohet ish-drejtori i burgut të Lushnjës/ Ndodhej në kërkim që prej 2022-shit

Policia ka arrestuar ish-drejtorin e burgut të Lushnjës, Judmir Shurdhi, 43 vjeç.

Ai u vu në pranga në sajë të operacionit të koduar “Takimi i fundit”.

Shurdhi është dënuar nga Gjykata e Posaçme më 7 dhjetor të 2022-shit me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, në periudhën 2020-2021, gjatë së cilës ka qenë drejtor në burgun e Kosovës, Lushnjë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer veprime që përbëjnë shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo andande publike.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme

Të Fundit