Sekuestrohen mbi 251 mijë euro në Portin e Durrësit/ Kapen edhe medikamente mjekësore

251 295 euro janë sekuestruar mënëgjesin e kësaj të shtune  në Portin e Durrësit, në sajë të operacionit “Fluksi”.

Paratë i përkisnin shtetasit me iniciale M. H., 58 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i cili u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore.

58-vjeçari vinte nga Italia. Ai i kishte fshehur paratë, së bashku me disa medikamente në automjetin e tij, me qëllim futjen e tyre në Shqipëri, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

Të Fundit