Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto ku shfaqet me maskë si pirat, duke mbuluar syrin e djathtë. Në foto duken edhe mavijosje të tjera në fytyrë.
E kjo për shkak të dëmtimeve që Scholz ka pësuar pas një rrëzimi gjatë vrapimit.
Për këtë arsye, Kancelari gjerman është detyruar të mbulojë syrin njësoj si piratët.
“Mezi po pres të shikoj memet”, ka shkruar ai krahas fotos që publikoi.
Kancelari i Gjermanisë u rrëzua të shtunën teksa bënte vrap dhe pësoi mavijosje në fytyrë. Kjo e detyroi që të anulonte disa takime të panifikuara për fundjavë.
Për fat të mirë, Scholz nuk ka pësuar dëmtime të tjera të rënda.