Gjermania do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë, por në mënyrë “të arsyeshme” dhe me qëllim që të parandalojë tërheqjen e Berlinit nga konflikti.
Një deklaratë e tillë u bë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë për radion publike Rbb.
Scholz tha se ai synon të dërgojë në Ukrainë “armë të drejta dhe të arsyeshme”, për të cilat ka municion dhe pjesë këmbimi.
Furnizimet, do të pengojnë NATO-n, shtetet e NATO-s dhe Republikën Federale të Gjermanisë që të bëhen pjesë e luftës.
Këto fraza mund të interpretohen si një konfirmim i rezistencës së Scholz-it dhe socialistëve gjermanë në përgjithësi ndaj kërkesave të të Gjelbërve dhe liberalëve, aleatë të qeverisë.