Kampionati Evropian i Seksit/ Suedia, vendi i parë që shpall seksin sport

Javën e ardhshme në Suedi do të mbahet Kampionati i Parë Europian i Seksit pasi Suedia është vendi i parë që e ka regjistruar seksin si sport.

Kampionati do të fillojë më 8 Qershor dhe do të zgjasë 6 javë. Pjesëmarrësit do të përfshihen në aktivitete seksuale nga 45 minuta deri në 1 orë në ditë.

Fituesit e Kampionatit Evropian të Seksit do të përcaktohen përmes një kombinimi të tre jurive dhe vlerësimeve të audiencës.

Gjatë vlerësimit përfundimtar do të merren parasysh 70% e votave nga audienca, ndërsa pjesa e mbetur prej 30% do të vijë nga votat e gjyqtarëve.

Garuesit e Kampionatit Evropian të Seksit do të garojnë në 16 disiplina, ku përfshihen joshja, seksi oral, penetrimi, kimia në çift, njohuritë për seksin, niveli i qëndrueshmërisë etj.

Të Fundit