Del në gjyq “magjistari” i famshëm i Kosovës: S’e kam bërë pasurinë me fall

Më 10 janar 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar “Burdushin” me një dënim prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë, lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, larje parash dhe armëmbajtje pa leje.

 

 

Peqani tha para gjykatës se pasurinë e tij nuk e ka krijuar me hajmalia e fall, por me biznese me familjen e tij.

“Kemi punuar me aktivitetet tona, kemi punuar me sisteme alarmi, kamera për Gjykatë e Prokurori, për mbajtjen e sigurimit të stacionit të policisë në Prishtinë dhe Fushë-Kosovë, kemi bërë riparime, e gjithë pasuria ime është fituar me hajmalia e me falle”, tha Peqani ndërsa shtoi se asnjëherë nuk ka shitur ilaçe farmaceutike, por vetëm gjëra shpirtërore.

Të Fundit