Kamera e fshehte/ Asnje qender shendetsore nuk ka vaksina gripi! – Stop – 12 Tetor 2020

Në 30 shtator nisi zyrtarisht dhe publikisht vaksinimi i popullatës për gripin e stinës. Ministrja Manastirliu deklaroi, se janë siguruar 368 mijë doza vaksine falas, më shumë se cdo vit tjetër. Edhe të nesërmen në 1 tetor, Manastirliu, gjatë një vizite në një shtëpi të moshuarish, i mëshoi faktit, se vaksina do të bëhej masivisht, duke nisur me grupet e rriskut, mjekët, arsimtarët, të moshurarit e ata, që kanë sëmundje kronike.Por ajo që ndodh në realitet është shumë ndryshe nga cfarë reklamohet nga ministrja. Stop ishte në 7 qendra shëndetsore, por në asnjërën prej tyre nuk kishte vaksina. Personeli tha, se vaksina mund të vinte nga fundi i muajit tetor.

Të Fundit