Sot është dita e alfabetit në nder të Kongresit të Manastirit, që vendosi në nëntor 1908 përdorimin e shkronjave latine për alfabetin shqipar. Javën e kaluar u mbajt panairi i përvitshëm i librit, ku nuk munguan vizitorët e shumtë. Ne pyetëm qytetarë të moshave të ndryshme, nëse lexojnë dhe sa. Shumica thanë, se kanë raport të mirë me leximin dhe kjo duhet stimuluar.
- +355 67 220 8888
- [email protected]