Kaluam një javë me reshje, por çfarë na premton fundjava? – Stop
Të Gjitha

Kaluam një javë me reshje, por çfarë na premton fundjava?

Shqipëria do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme gjatë paradites së sotme.

Ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira kryesisht në zonat malore. Temperaturat e ajrit sipas Meteoalb do të luhaten nga 8 gradë Celsius në 31 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h në drejtimin veriperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

Ndërkohë edhe e diela parashikohet me të njëjtat kushte. Sipas MeteoAlb vendi yne mbetet në ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të jene  zonat e ulta dhe ato malore. Parashikohet që mbremja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira ku më të dukshme vranesirat do të jenë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C në zonat malore deri në 32°C në zonat e ulta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *