E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Kalova një formë të rëndë të Covid-19” -Ambasadori Soreca falënderon Tritan Kalon: Si mjek personal më ndoqi në një periudhë kaq të vështirë

  1. Tritan Kalo bën me dije se ambasadori Soreca ka kaluar një formë të rëndë të Covid-19, dhe në emër të BE-së dhe të tijin personal ka falënderuar mjekun e njohur, që e ndoqi gjatë kësaj periudhe mjaft të vështirë.

“Fjalë zëmre të cilat shprehin njëkohësisht edhe vlerat civilizuese të Demokracisë Perëndimore…Ju jam mirënjohës Ambasador Soreka për vlerësimin tuaj ndaj Punës, Përkushtimit dhe Profesionalizmit tim…. Together forever!!!”, shkruan Kalo në rrjetet sociale.

POSTIMI I PLOTË

Kohë kovidiane….11.03.2021….Në mjediset e Shërbimit të Imazherisë në QSUNT, dje u inagurua një dhuratë e re BE-së për Shëndetësinë tonë Publike, një CT-Scanner i gjeneratës më të fundme në vlerë 700.000 Euro…Në fjalën e tij me këtë rast Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, mes të tjerave u shpreh se: “Më lejoni t’ju them se personalisht kalova një formë të rëndë të Covid-19, dhe u mjekova këtu në Shqipëri. Më lejoni të falënderoj në emër të BE-së dhe timin personal, Profesor Kalon, i cili si mjek personal më ndoqi me shumë miqësi përgjatë kësaj periudhe mjaft të vështirë.”…..Fjalë zëmre të cilat shprehin njëkohësisht edhe vlerat civilizuese të Demokracisë Perëndimore…Ju jam mirënjohës Ambasador Soreka për vlerësimin tuaj ndaj Punës, Përkushtimit dhe Profesionalizmit tim…. Together forever!!!

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑