Kallëzim kundër Mziut, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli shkon në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka shkuar këtë të hënë në ambientet e SPAK. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka mësuar se ai do të japë shpjegime për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.

Ky i fundit u pyet më 27 Korrik për rreth 3 orë nga Prokuroria e Posaçme. Hetimet ndaj Mziut nisën pas kallëzimit të Rakip Sulit.

Kreu aktual i Bashkisë së Kamzës, pretendon se Mziu ka shpërdoruar detyrën në cilësinë e drejtuesit dhe nuk i ka marrë subjekteve që kanë marrë leje ndërtimi, 3% të sipërfaqes për banesa sociale, siç e parashikon ligji./tvklan.al

Të Fundit