Ka zënë krevatin e nuk punon dot, institucionet pa mëshirë: Të jetojë me 80 mijë Lekë

Jemi në fshatin Allprenaj të Lushnjes për problemin e zonjës Shegushe Malo, e cila prej një viti nuk ngrihet nga krevati pas trombozës, që i ka paralizuar krahun dhe këmbën e majtë. Bashkëshorti i saj, Ismet Malo, thotë, se ka cuar letrat për kemp në Tiranë, por nuk ka përgjigje. Ndërkohë Shegushja ka nevojë për një person, që të kujdeset për të të dhe paketa higjenike.Ne iu drejtuam Administratorit Social në Njësinë Admininstrative Golem, Lushnje, i cili na tha, se nuk ka mbërritur përgjigje nga Tirana.Ndërkohë gazetarja iu drejtua Shërbimit Social ku shpjeguan, se zonja nuk e përfiton kempin, pasi nuk përfshihet në statusin e para dhe tetraplegjikut.Në këtë mënyrë kjo familje duhet të jetojë me 80 mijë lekë të vjetra në muaj.

Të Fundit