Ka rreth 500 fëmijë/ Përfundon në gjykatë 41-vjeçari holandez, arsyeja

41-vjeçari nga Holanda ka më shumë se 500 fëmijë të lindur nëpërmjet dhurimeve të spermës.

Sipas Donorkind Foundation, një organizatë që ndihmon fëmijët e lindur nëpërmjet dhurimeve të spermës,raporton se Jonathan M. është një nga dhuruesit me numrin më të lartë fëmijëve në 11 klinika të ndryshme.

Drejtuesi i “Donorkind” është shprehur se ai mban kontakte të rregullta me disa nga nënat e 500 fëmijëve të tij, madje është takuar edhe me disa nga fëmijët e tij.

Ndërkohë, nëna e një prej fëmijëve të tij ka ngritur një padi duke kërkuar nga gjykata në Holandë që ta ndalojë këtë persona të dhurojë spermë. Sipas udhëzuesve mjekësorë në Holandë, një dhurues mund të jetë baba i jo më shumë se 25 fëmijëve. Kjo bëhet për të shmangur incestin dhe problemet shëndetësore, por nuk konsiderohet vepër penale.

Dhuruesi, i cili është quajtur nga mediat holandeze si “Jonathan M.” Ishte përjashtuar nga dhurimi në vitin 2017 nga nëpërmjet Shoqatës Holandeze të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, por kjo gjë nuk e ndaloi Jonathan-in, të vazhdonte dhurimin, tashmë edhe jashtë Holandës.

Të Fundit