‘Ka eksperiencë në punë të tjera’ kryetari i bashkisë mbron drejtorin e ”komanduar”

Profesioni i audituesit është mjaft i rëndësishëm, pasi ka të bëjë me kontrollin, pasqyrimin dhe vlerësimin për të gjitha fushat. Sipas Urdhrit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kandidati për auditues duhet të ketë arsim në shkenca ekonomike ose juridike dhe të ketë 3 vite eksperiencë në këtë profesion. Në listën e publikuar nga Ministria e Financave, rezulton dhe Behar Tashi. Tashi, është ish-kryetar i Komunës Tregan dhe ish-përgjegjes i zyrës së Gjendjes civile Elbasan, por asnjë nga këto përvoja pune nuk ka të bëjë me auditimin.Ndërkohë Behari është emëruar Drejtor i Auditit të Brendshëm në Bashkinë e Elbasanit. Ne takuam vetë këtë të fundit, i cili thotë, se ka përvojë pune në fusha të tjera. Lidhur me Urdhrin e Ministrisë së Financave, Behar Tashi tregon, se është në proces certifikimi.Biseduam edhe me kryetarin e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, dhe ai shprehet, se Behari ka eksperienca të tjera pune dhe aktualisht është i komanduar në postin e drejtorit të auditit të brendshëm.

Të Fundit