“Ju bie tensioni, ju veshen sytë”, mjeku: I nxehti mund të sjellë edhe atak kardiak

Kardiologu Novruz Çaushaj, ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians”, për të folur rreth problemeve që temperaturat e larta mund të shkaktojnë në organizmin tonë.

Ai tha se nga problemet më të rrezikshme janë problemet me zemrën, pasio i nxehti sipas asaj që tha karsdiologu Çaushaj mund të çojë deri në atak kardiak.

“Grumbullimi i gjakut çon në rënie të tensionit, e cila jep shenjat e veta klinike si marrje mendsh, dhimbje koke. Dobësi, vilani, veshje sysh. Nga ana tjetër i organizmi fut për kompensim rritjen e rrahjeve të zemrës. Ky është mekanizmi i dytë që i nxehti godet.

Rrahjet e shpejta të zemrës, do të thonë se në çdo rrahje zemra do ketë një kohë më të vogël e do hedhë një sasi më të vogël të gjakut, pra shpërndarje më të vogël të gjakut në organizëm. Kështu prishet balanca mes kërkesës që ka zemra për gjak dhe oksigjen, kjo mund të sjellë deri në atak”,-tha mjeku

Të Fundit