E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit

“Jo vetëm zonat rurale, ky mentalitet edhe në kryeqytet” Shqipëria e para në Evropë për abortin me bazë gjinore

Manuela Bello: Raporti në lindje është 109 bebe meshkuj për 100 vajza

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit të luftës me bazë gjinore një prej tematikave shqetësuese në vendin tonë është edhe aborti selektiv, praktika e ndërprerjes së një shtatzënie për shkak të gjinisë së bebes. Ndaj edhe aktiviteti i orginizuar kundër këtij fenomeni titullohej “tjetër herë më vajzë”.

“Shqipëria renditet në vendet e para në botë përsa i takon dizbalancës në lindje dhe aktualisht ne jemi të 11 në këtë rang. Nuk është krenari ta thuash. Numërohen rreth 109 lindje djemsh në krahësim me 100 lindje vajzash, është një devijim nga statistikat normale, ku numri i të lindurve djem mund të jetë në kuadrin 104, 105”, ka thënë Manuela Bello.

Sipas organizatave të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ky fenomen 2 apo 3 dekada më parë hasej më shumë në zonat rurale por tashmë një mentalitet i tillë është edhe në kryeqytet.

“Tendenca për të patur një fëmijë mashkull, është një tendencë e gjeneralizuar. Nuk lidhet me nivelin e familjeve që nuk kanë të ardhura, por është një fenomen i përhapur edhe në familjet tona. Çiftet e reja, sidomos ata që duan të kenë vetëm një fëmijë, dhe ata preferojnë që këtë fëmijë të vetëm ta kenë mashkull. Akoma në shoqërinë shqiptare vlerësohet padrejtësisht më shumë roli i mashkullit qoftë nga pikëpamja e lënies së mbiemrit, lënies së pasurisë sesa roli i femrave”, ka thënë Bello.

Aborti me bazë gjinore është i përhapur jo vetëm në Shqipëri por edhe në  Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo dukuri krijon një zinxhir pabarazie gjinore, që prek çdo sferë të shoqërisë./Klan News

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑