“Jeni arrogant” pretendetja për deputete Ramës: I ve njerëzit në ndroje!

Partia Socialiste ka nxjerrë “finalistët” të cilët do të mund të jenë pjesë e garës së zgjedhjeve të 25 prillit për të marrë një mandate deputeti.

Një nga të rinjtë që janë pjesë e nismës së PS është dhe Albana Hana. Ajo u pyet nga kreu i qeverisë Edi Rama për një defekt të tij dhe të Partisë Socialiste.

Ajo u përgjigj  se PS duhet të mbajë më afër ata që nuk e kanë tradhëtuar kurrë. “PS është shumë e ndjeshme ndaj fëmijëve plangprishës. Duhet ndoshta të mbajë pak më afër ata që nuk e kanë tradhëtuar kurrë. Unë e para”, tha ajo.

Ndërsa ndalur tek figura e kryeministrit ajo tha se ai është i drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë edhe pak arrogant. “Jeni shumë i drejtpërdrejtë. Kjo është pozitive por ka edhe anën e vet negative. Sepse i vë njerëzit pak në ndroje. Jeni pak arrogant”.

Kreu i qeverisë u shpreh se preferon t’i mbrojë bindjet e tij me çdo kosto dhe ndoshta ndonjëherë e bën të duket arrogant.

“E thonë shpesh. Drejtpërdrejtësia, ndonjëherë mbase me tepri. Unë preferoj të mbroj bindjet e mia me çdo kosto. Faleminderit që më në fund e nxore një fjalë të sinqertë edhe në aspektin jo pozitiv”, tha Rama.

Të Fundit