“Jam shumë e lumtur”, 52-vjeçarja nga Prishtina bëhet nënë për herë të parë

Një 52-vjeçare, infermiere në Prishtinë është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin emocionues e ka ndarë në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, shkruan ministrja.

“Mama për herë të parë. Ndihem shumë e lumtur, jashtë mase. Nuk kam fjalë të përshkruaj, aq e lumtur që jam. Rruga ishte e gjatë. Eksperienca ishte shumë e mirë. Jam e kënaqur nga stafi si mjekësor, si stafi infermier, jam shumë shumë e kënaqur. Ka qenë një sfidë e madhe edhe për mua edhe për bebin, por më në fund ja dolëm”, u shpreh e emocionuar nëna.

Të Fundit