“Jam sëmurë”- ish-kryebashkiaku Lefter Alla shtrohet në spital, kërkon lirimin nga qelia

Ish kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e arrestit me burg. Gjykata e Posaçme e Apelit vendos këtë të premte në orën 15:00 në lidhje me kërkesën e ish-zyrtarit të lartë.

Alla nuk u paraqit në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij, pasi bëhet me dije se ai ndodhet në spitalin e burgut për shkak të problemeve shëndetësore.

Alla akuzohet për Shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tender lidhur me tenderin me vlerë afro 3 mln euro për projektin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës.

Të Fundit